ZYRTARE: Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2026/2027 në Kosovë



nder titull

- Advertisement5 -

Është publikuar kalendari për vitin shkollor 2026/2027 në Kosovë, i cili përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, pushimet gjatë vitit shkollor, si dhe datat e përfundimit të mësimit për klasat e ndryshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas kalendarit, viti shkollor 2026/2027 nis më 1 shtator 2026 dhe përfundon më 31 gusht 2027, ndërsa procesi i rregullt mësimor për nxënësit zhvillohet përgjatë periudhës shtator–qershor.

- Advertisement - M1

Mësimi në muajin shtator do të zhvillohet nga 1 deri më 30 shtator, me gjithsej 22 ditë mësimore. Në tetor, mësimi do të zhvillohet nga 1 deri më 27 tetor, ndërsa nga 28 deri më 30 tetor parashihet pushimi vjeshtor.

 

Në nëntor, procesi mësimor do të zhvillohet nga 2 deri më 27 nëntor, ndërsa në dhjetor nga 1 deri më 24 dhjetor. Me 24 dhjetor përfundon edhe gjysmëvjetori i parë.

- Advertisement - m2

Pushimi dimëror është paraparë nga 28 dhjetor 2026 deri më 8 janar 2027. Pas pushimit, mësimi rifillon më 11 janar dhe vazhdon deri më 29 janar.

Në shkurt, nxënësit do të kenë mësim nga 1 deri më 26 shkurt, ndërsa në mars nga 1 deri më 31 mars. Në prill, procesi mësimor zhvillohet më 1 dhe 2 prill, ndërsa pushimi pranveror është paraparë nga 5 deri më 8 prill 2027.

783287110 1588886009691598 4203587403785449104 n

Pas pushimit pranveror, mësimi vazhdon në prill dhe gjatë muajit maj. Në qershor, procesi mësimor për shumicën e nxënësve parashihet të zhvillohet deri më 23 qershor 2027.

Kalendari përcakton edhe afate të ndryshme për përfundimin e vitit mësimor. Për klasat e 12-ta, mësimi përfundon më 19 maj 2027. Për klasat e 9-ta, 10-ta dhe 11-ta, viti mësimor përfundon më 9 qershor 2027, ndërsa për parashkollorët dhe klasat 1–8, përfundimi i vitit mësimor është paraparë më 23 qershor 2027.

Gjatë vitit shkollor janë përcaktuar edhe ditë pushimi për festat zyrtare dhe fetare, përfshirë Ditën e Shqiptarëve dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt, Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Ditën Ndërkombëtare të Punës, Ditën e Evropës, Kurban Bajramin dhe Ditën e Paqes.

Kalendari gjithashtu përcakton datat e pushimeve që lidhen me këto festa, duke orientuar shkollat, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për organizimin e vitit të ri shkollor.