Zhvillohet program falas për plotësimin e dëftesave – në dispozicion të të gjitha shkollave të Kosovës



nder titull

- Advertisement5 -

Mësuesja Valbonë Gashi Dragusha ka njoftuar se në shkollën “Gjin Gazulli” është zhvilluar dhe finalizuar një program për plotësimin e dëftesave për Arsimin Profesional dhe Arsimin Dual, i cili tashmë është vënë në dispozicion pa pagesë për të gjitha shkollat profesionale në Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas saj, programi synon të lehtësojë dhe standardizojë procesin e plotësimit të dëftesave, duke u ofruar shkollave një zgjidhje praktike dhe efikase për administrimin e dokumentacionit shkollor.

- Advertisement - M1

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e drejtorit të shkollës, Bujar Gjocaj, në bashkëpunim me zëvendësdrejtoren Liburna Demiqi dhe koordinatoren e cilësisë Arjeta Maraj.

Valbonë Gashi Dragusha ka bërë të ditur se programi mund të shkarkohet falas nga të gjitha institucionet e arsimit profesional përmes formularit të publikuar online, ndërsa ka ftuar përdoruesit të dërgojnë vërejtje dhe sugjerime për përmirësimin e mëtejmë të tij.

Iniciativa synon të kontribuojë në digjitalizimin dhe unifikimin e procedurave administrative në shkollat profesionale, duke e bërë procesin e përgatitjes së dëftesave më të shpejtë dhe më të saktë.

- Advertisement - m2

749286157 27767394072951044 5945733564744677207 n