Zgjatet orari për klasat parafillore, nga 2 në 3 orë mësimi në Deçan



nder titull

- Advertisement5 -

Nga fillimi i vitit të ri shkollor 2026/27, në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit ka nisur zbatimi i orarit të zgjatur për nivelin parafillor, nga 2 në 3 orë ditore.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, i cili theksoi se kjo hapësirë shtesë u mundëson fëmijëve më shumë kohë për lojë, mësim dhe socializim në mjedise me kushte bashkëkohore.

- Advertisement - M1

Po ashtu, ky ndryshim ndihmon dhe lehtëson edhe prindërit në balancimin e orarit të punës me kujdesin për fëmijët.