Yllza nga Gjilani lexoi 150 libra gjatë verës, nëna-profesoreshë: Jam pafundësisht krenare



nder titull

- Advertisement5 -

Në një kohë kur statistikat flasin për rënie të leximit tek të rinjtë dhe ekranet janë bërë “shoqëruesit” kryesorë të pushimeve, një histori nga Shkolla e Mesme e Lartë “Xhavit Ahmeti” në Gjilan po qarkullon në rrjete sociale dhe po impresionon si shembull unik i kulturës së leximit.

- paragrafi 1 -

Është historia e Yllzës dhe e nënës së saj, profesores Anita

- Advertisement - M1

Ademi, e cila njëkohësisht është edhe profesorja e saj në të njëjtën shkollë.
150 libra. 150 botë

Në një postim emocional, nëna-profesoresha tregon se si vajza e saj e kaloi verën.
“Ka fëmijë që i numërojnë ditët e pushimeve me lojëra dhe udhëtime. Yllza ime, këtë verë, ditët i numëroi me libra.”

Bilanci: 150 libra të lexuar.

- Advertisement - m2

“150 dyer të hapura drejt botëve të tjera. 150 histori të jetuara. 150 udhëtime pa valixhe. Qindra personazhe që u bënë miq dhe pafund ëndrra që u lindën mes faqeve.”

Në një epokë të “invazionit teknologjik”, sipas saj, Yllza zgjodhi të investojë kohën duke lexuar. Pa detyrim. Me dashuri.

Fundi i verës solli edhe një moment të veçantë. Ditën e parë të shkollës, në korridoret e shkollës.

“U takuam në shkollë… Por këtë herë jo vetëm si nënë e bijë. Unë isha profesorja, ndërsa ajo ishte nxënësja ime.”

Në foton e publikuar shihen të dyja krah për krah. Vajza me thjeshtësinë e moshës së saj dhe nëna-profesoresha me elegancën e një edukatoreje.

“Në shtëpi, Yllza është vajza ime. Në klasë, ajo është nxënësja ime. Por në të dyja vendet, ajo është një nga arsyet më të mëdha pse ndihem pafundësisht krenare.”

Mësimi që erdhi nga nxënësja, për profesoren, kjo nuk është vetëm histori për një vajzë që lexon shumë.

“Sot të shikova jo vetëm si vajzën time, por si një nxënëse që më kujtoi edhe një herë se arsimi nuk është vetëm ajo që u mësojmë fëmijëve; është edhe ajo që mësojmë prej tyre.”
Mesazhi i saj për të gjithë të rinjtë është i qartë:

“Bija ime, mos e humb kurrë dashurinë për librin. Sepse njeriu që lexon nuk jeton vetëm një jetë, ai jeton aq jetë sa histori lexon.”

Në kohën kur flitet shumë për krizën e leximit, historia e Yllzës dhe e nënës së saj, na kujton se zgjidhja fillon në shtëpi dhe vazhdon në klasë.

Postimi mbyllet me një urim që tingëllon si “amanet” apo “mesazh/testament”
“Uroj që jeta jote të jetë gjithmonë një libër i bukur, me faqe të pafund me ëndrra të mëdha dhe një fund që ende nuk e ka shkruar askush.”

Me dashuri të pafund, Nëna jote dhe Profesorja jote krenare, thuhet në postim.

797784518 1430417595603382 7321486863345007896 n