Viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator – përfundon më 18 qershor



nder titull

- Advertisement5 -

Viti i ri shkollor 2026-2027 për nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisë më 14 shtator. Ministria e arsimit ka publikuar kalendarin me data kryesore të mësimit, pushimeve dhe provimeve për vitin e ardhshëm shkollor.

- paragrafi 1 -

Mësimi për pjesën më të madhe të nxënësve do të përfundojë më 18 qershor 2027, ndërsa maturantët, ashtu si çdo vit, do ta mbyllin procesin mësimor më herët, më 4 qershor, për t’u përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore.

- Advertisement - M1

Pushimet e dimrit për nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm të lartë janë përcaktuar nga 24 dhjetori 2026 deri më 4 janar 2027. Ndërkohë, nxënësit e arsimit bazë do të kenë edhe pushimet pranverore, të cilat do të zhvillohen nga 29 marsi deri më 2 prill 2027.

Pas përfundimit të procesit mësimor nis edhe sezoni i provimeve. Provimet e Maturës Shtetërore janë planifikuar të zhvillohen në periudhën nga 7 deri më 28 qershor 2027.

Ndërsa për nxënësit që përfundojnë arsimin bazë, provimet kombëtare do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor. Datat e detajuara për secalin provim pritet të përcaktohen në vijim.