Vetëm një nxënës i klasës së parë në Velusë të Strumicës



nder titull

- Advertisement5 -

Viti i ri shkollor në shkollën periferike “Sando Masev” në Velusë të Strumicës ka nisur me vetëm një nxënës të klasës së parë.

- paragrafi 1 -

Nxënësit të vetëm të klasës së parë fillim të mbarë i uruan mësuesja dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, i cili tha se çdo fëmijë duhet të ketë kushte të barabarta për arsimim, pavarësisht se ku jeton.

- Advertisement - M1

Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën është siguruar transport i organizuar drejt shkollës qendrore “Sando Masev” në Strumicë.

Nga Komuna thonë se stafi mësimdhënës do t’i ruajë vendet e punës, ndërsa fokusi mbetet në përmirësimin e kushteve në arsim. /Marrë nga RTV21