Veselaj-Gutaj kritikon MAShTI-n për mungesën e dokumentacionit në shkolla



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ngritur shqetësime lidhur me mungesën e dokumentacionit pedagogjik në shkolla, ndërsa ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për situatën e krijuar në fillim të vitit të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veselaj-Gutaj ka deklaruar se, në javën e dytë të procesit edukativo-arsimor, shkollat po përballen ende me mungesë të dokumentacionit pedagogjik, duke përfshirë Librat e Klasës dhe Librat Amë.

- Advertisement - M1

“Progres apo regres… Për MASHT-in ma shqetësues po del kontrolli i prindërve se ku i kanë blerë librat e fëmijëve, se mungesa e dokumentacionit pedagogjik, përfshirë Librat e Klasës dhe Librat Amë në shkolla”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, mungesa e këtyre dokumenteve po i detyron shkollat të përdorin zgjidhje alternative për të zhvilluar dhe dokumentuar procesin mësimor.

“MAShTI-t nuk lodhet se filloi java e dytë e procesit edukativo-arsimor dhe shkollat përballen me mungesën e dokumentacionit pedagogjik… në javën e dytë të vitit shkollor shkollat tona punojnë me improvizime”, është shprehur Veselaj-Gutaj.

- Advertisement - m2

Në fund të reagimit të saj, Drejtoresha e Arsimit në Prizren ka ngritur edhe pyetjen nëse situata është rezultat i neglizhencës apo mungesës së përgatitjes nga institucionet përgjegjëse.

“Neglizhencë apo mosdije e MAShTI-t?”, ka shkruar ajo.