Almir dhe Albesa Kurtulaj, dy të rinj nga Deçani, vëlla e motër, po përfaqësojnë me krenari Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare NEO Science Olympiad, e cila po zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Pjesëmarrja e tyre në këtë garë ndërkombëtare përbën një tjetër dëshmi të talentit, përkushtimit dhe potencialit të të rinjve nga Kosova në fushën e shkencës.
Almirit dhe Albesës u urojmë shumë suksese në këtë përvojë të rëndësishme dhe përfaqësim sa më të denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare! 🇽🇰🌍🔬

