Rona Mala, një vajzë e re me prejardhje nga Drenasi, i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës, pjesë e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Rona Mala ka përfunduar me sukses trajnimin 12-javor “Basic Combat Training” në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.
Ajo aktualisht po vazhdon trajnimin e avancuar individual në Fort Leonard Wood të shtetit Missouri, pas përfundimit të të cilit do t’u rikthehet studimeve universitare.
Maqedonci tregoi se ishte ftuar si mysafir nderi në ceremoninë e diplomimit të saj, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të angazhimeve zyrtare në Kosovë.
