Ministria e Arsimit ka miratuar Udhëzimin nr. 16, datë 27.08.2026, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në organizimin e klasave dhe ngarkesën mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me numrin e nxënësve për klasë: parashikohet krijimi i tri klasave kur numri i nxënësve është 21-30, ndërsa shtohet mundësia për krijimin e katër klasave kur numri i nxënësve për klasë është 31-50. Gjithashtu, në disa prej kritereve të përcaktuara për strukturën dhe drejtimin e shkollave, kufiri ulet nga 80 në 60 nxënës.
Ndryshime të tjera lidhen me ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë, ku përcaktohen norma të reja për mësues të caktuar, si dhe role të reja koordinuese. Kryetari i ekipit lëndor përfiton ulje me 2 orë të normës mësimore në javë, ndërsa përcaktohen edhe normat për koordinatorin e sigurimit të cilësisë, koordinatorin e këshillimit të karrierës dhe drejtuesit përgjegjës për programin “Pas Shkolle”.
📌 Udhëzimi prek drejtpërdrejt organizimin e klasave, numrin e nxënësve dhe orët mësimore të mësuesve për vitin e ri shkollor.
👉 Shfletoni dokumentin më poshtë për të parë të gjitha ndryshimet dhe shtesat e Udhëzimit nr. 16, datë 27.08.2026.



Marrë nga Portali Shkollor