Tringa Haxhiu, ka diplomuar në Master në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës, me notën maksimale.
Njoftimin e ka dhënë familjarët.
Postimi nga babai Sadik Haxhiu:
Në Universitetin e Vjenës, vajza jonë e dashur, Tringa Haxhiu, u laurua me gradën Master i së Drejtës Ndërkombëtare Biznesore, duke diplomuar me notën maksimale.
Tringa, suksesi yt na gëzon pa masë dhe na mbush zemrat me krenari e lumturi.
Përkushtimi, puna e palodhur dhe këmbëngulja jote janë dëshmia më e bukur se dija, përkushtimi dhe dashuria për profesionin shpërblehen me arritje të mëdha.
Qofsh gjithmonë krenaria dhe gëzimi ynë!