Tetë mësimdhënës të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë kanë përmbyllur me sukses procesin e vlerësimit të brendshëm të performancës, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt pajisjes me Licencën e Përtritjes, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, më 25 gusht 2026 është bërë solemnisht dorëzimi i dosjeve për përfundimin me sukses të këtij procesi, i cili është i nevojshëm për vazhdimin e licencimit të mësimdhënësve.
Ky është grupi i tretë i mësimdhënësve të SHFMU “Pavarësia” që përfundon këtë proces. Grupi përbëhet nga tetë mësimdhënës të profileve të ndryshme.
Në këtë grup janë:
Adelina Ahmeti Guda – mësuese klase;
Aida Obertinca – gjuhë shqipe;
Fahrije Zekaj – matematikë;
Fikrije Robaj – mësuese klase;
Ilirjana Jashari – gjuhë shqipe;
Nafie Krasniqi – mësuese klase;
Pashije Bunjaku Tahiri – mësuese klase;
Zamira Gashi – histori.
Nga shkolla kanë vlerësuar përfundimin e këtij procesi si një arritje të rëndësishme për mësimdhënësit dhe institucionin, duke theksuar përkushtimin e stafit në zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Procesi i vlerësimit të performancës dhe licencimit synon të mbështesë zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies.