Tavani shembet në një shkollë të Malishevës, nxënësit ishin brenda klasës – flet drejtori



nder titull

- Advertisement5 -

Një incident shqetësues ka ndodhur dje, rreth orës 14:00, në shkollën fillore “Ramadan Morina” në fshatin Damanek të Malishevës, ku tavani i një klase ka rënë derisa brenda saj ndodheshin nxënësit.

- paragrafi 1 -

Bëhet fjalë për nxënësit e klasës së tretë. Fatmirësisht, sipas drejtorit të shkollës, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

- Advertisement - M1

Megjithatë, rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë e nxënësve, pasi kjo nuk është hera e parë që në këtë shkollë raportohet për probleme të tilla.

Drejtori ka bërë të ditur se ankesa për rënien e tavaneve ishte ngritur edhe vite më parë, pasi një klasë tjetër kishte përjetuar një situatë të ngjashme.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës ka deklaruar se dëmtimi ka ndodhur vetëm në një pjesë, përkatësisht në një qoshe të klasës, dhe se do të ndërmerren masat për sanimin e dëmit.

- Advertisement - m2

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se objekti shkollor është ndërtuar në vitin 2015. Vetëm 11 vjet pas ndërtimit, një pjesë e tavanit ka rënë mbi nxënësit gjatë procesit mësimor.

Incidenti rikthen në vëmendje çështjen e mirëmbajtjes dhe kontrollit të objekteve shkollore, veçanërisht kur bëhet fjalë për hapësira ku çdo ditë qëndrojnë fëmijë. /

Shkrimi është marrë nga Gazeta Nacionale