Sopjani: Nxënësit duhet të përgatiten edhe për situatat e jetës së përditshme



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimdhënësja Sebahate Sopjani ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si zhvillohet procesi mësimor në shkollat e Kosovës, duke vënë theksin te nevoja që nxënësit të mos mësojnë vetëm atë që është e shkruar në libra, por ta lidhin njohurinë me situata konkrete të jetës së përditshme.

- paragrafi 1 -

“Ne nuk i mësojmë fëmijët për jetën”, ka deklaruar mësuesja Sopjani në emisionin “E diela vlen”, në ATV, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Ajo ka argumentuar se nxënësit shpesh marrin njohuri për tema të caktuara, por jo gjithmonë udhëzohen se si t’i zbërthejnë dhe t’i zbatojnë ato në realitet.

Sipas saj, edhe temat e zakonshme mësimore mund të shfrytëzohen për t’i përgatitur fëmijët për situata reale. Ajo sjell si shembull temën e familjes.

“Kur flasim për familjen, duhet ta zbërthejmë dhe të dalim në jetën reale. Gjyshi, gjyshja, nëna, babai – cila edukatë duhet të jetë, cilat janë rregullat?”, ka thënë mësuesja Sebahate.

- Advertisement - m2