Sigurohen libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau



nder titull

- Advertisement5 -

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës është zhvilluar ndarja e librave shkollorë për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në kantonin Aargau të Zvicrës.

- paragrafi 1 -

Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) të Republikës së Kosovës, si pjesë e mbështetjes për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.

- Advertisement - M1

Me këtë rast është shprehur mirënjohje për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët përmes angazhimit të vazhdueshëm kontribuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit te brezat e rinj.

Mbështetja e mësimit në gjuhën shqipe në diasporë konsiderohet një nga mënyrat për të ruajtur lidhjen e fëmijëve me gjuhën, kulturën dhe vendlindjen e prindërve të tyre.

Ndarja e librave përbën një mbështetje konkrete për nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë në kantonin Aargau, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe jashtë Kosovës.

- Advertisement - m2