Shtyhet afati për subvencionimin e librave – deri më këtë datë



nder titull

- Advertisement5 -

Është shtyrë për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga DKA Gjakovë:

- Advertisement - M1

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

- Advertisement - m2

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike:

[email protected];
[email protected]