Shtëpia Botuese BERATI dhuron libra në vlerë prej 1 mijë eurosh për shkollën “Emin Duraku” në Prizren



nder titull

- Advertisement5 -

Shtëpia Botuese BERATI nga Prizreni po vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj edukimit dhe zhvillimit të kulturës së leximit, duke mbështetur bibliotekat e shkollave me libra dhe materiale letrare.

- paragrafi 1 -

Të premten, më 4 shtator, shkollën “Emin Duraku” në Prizren ka përfituar lektura shkollore dhe romane të ndryshme në vlerë prej 1 mijë eurosh, të dhuruara nga shtypshkronja Berati.

- Advertisement - M1

Shkolla ka shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke vlerësuar rëndësinë e librave të rinj për nxënësit dhe bibliotekën e shkollës.

“Falënderojmë shtypshkronjën Berati nga Prizreni, e cila për bibliotekën e shkollës sonë solli lektura shkollore dhe romane të ndryshme në vlerë prej 1000.00 euro”.

“Ky donacion pritet t’u ofrojë nxënësve mundësi më të mëdha për lexim dhe qasje në literaturë të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës së leximit dhe pasurimin e bibliotekës shkollore”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement - m2

1

2

3

 

beratii

Shtypshkronja “Berati” pritet që këtë nismë ta vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, me donacione të ngjashme për shkolla të tjera në qytete të ndryshme, duke e zgjeruar kështu mbështetjen për nxënësit dhe arsimin. /AlbanianEducation/.