Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani



nder titull

- Advertisement5 -

Shqiptarja Elona Latifi është përzgjedhur finaliste e BBC Radio Northampton Make a Difference Awards 2026, në kategorinë “Great Neighbour Award”, një çmim që vlerëson individët me kontribut të veçantë në komunitet përmes angazhimit social, vullnetarizmit dhe ndihmës ndaj të tjerëve.

- paragrafi 1 -

Ky nominim vjen si njohje për punën shumëvjeçare të Latifit dhe të Albanian Cultural Association, organizatë që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në Northampton dhe më gjerë.

- Advertisement - M1

Për Elonën, ky vlerësim nuk përfaqëson vetëm një arritje personale, por edhe një mirënjohje për të gjithë vullnetarët, partnerët, mbështetësit dhe familjet që kanë kontribuar në realizimin e misionit të organizatës.

sh

Përgjatë viteve, Albanian Cultural Association ka organizuar iniciativa të shumta për të luftuar izolimin social, për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit, për të mbështetur familjet në nevojë, për të fuqizuar gratë, për të ndihmuar të moshuarit dhe për të promovuar kulturën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement - m2

Finalizimi i Elonës në këtë çmim prestigjioz të BBC-së konsiderohet një vlerësim i rëndësishëm për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore të Britanisë së Madhe./Albinfo.ch