Shqiptarët shumicë në shkollat fillore të Butelit, mbi 56% e nxënësve janë shqiptarë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit shqiptarë përbëjnë shumicën e nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Butelit, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, njofton agjencia e lajmeve INA.

- paragrafi 1 -

Sipas të dhënave për vitin shkollor 2024/2025, nga gjithsej 5.276 nxënës që kanë ndjekur mësimin në shkollat fillore të kësaj komune, 2.971 janë shqiptarë, që përbën 56,31 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve.

- Advertisement - M1

Të dhënat janë bërë publike nga Faruk Nevzati, i cili thekson se numri i nxënësve shqiptarë e pozicionon komunitetin shqiptar në vendin e parë për nga numri i nxënësve në shkollat fillore të Komunës së Butelit.

“𝐒𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐄𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫ë 𝐩ë𝐫 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤ë 𝟑𝟑.𝟒𝟓% 𝐭ë 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐅𝐢𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭, 𝐣𝐚𝐧ë 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑Ë!

Përqindja e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore edhe në nivel të Qytetit të Shkupit nëse krahasohet me numrat e përgjithshëm të Regjistrimit të vitit 2021 është shumë më e lartë se sa përqindja e shqiptarëve në Qytetin e Shkupit ku sipas të dhënave zyrtarë nga Regjistrimi i fundit i popullatës të vitit 𝟐𝟎𝟐𝟏 nga 𝟓𝟔𝟎𝟗𝟗𝟖 banorë sa ka zyrtarisht Qyteti i Shkupit, 𝟏𝟑𝟔𝟒𝟕𝟖 (ose 𝟐𝟒.𝟑𝟑%) janë me përkatësi etnike shqiptar.
Pra kur flasim për numrin e përgjitshëm të filloristëve në nivel të Qytetit të Shkupit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në UEB faqen e Entit shtetërorë për statistikë nga gjithsej 𝟓𝟕𝟗𝟐𝟓 nxënës që kanë mësuar në Shkollat Fillore të Qytetit të Shkupit në vitin shkollorë 𝟐𝟎𝟐𝟒-𝟐𝟎𝟐𝟓, procesin edukativo-arsimorë në gjuhën shqipe e kanë zhvilluar 𝟏𝟗𝟑𝟕𝟓 nxënës (ose 𝟑𝟑.𝟒𝟓%) të përkatësisë etnike shqiptare.
Kjo tregon se për dallim nga gjitha etnitë tjera që kan rënie të dukshme të nxënësve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullatës së tyre, përqindja e filloristëve shqiptarë në nivel të Qytetit të Shkupit është gati 𝟏𝟎% më e lartë se sa përqindja e shqiptarëve (rezident dhe jorezident) në Qytetin e Shkupit.”, është shprehur Nevzati. (INA)

- Advertisement - m2

Më poshtë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëtorë për statistikë për numrin e nxenësve shqiptarë në Qytetin e Shkupit:

IMG 6386