Shqipëria ka shënuar një sukses të rëndësishëm në edicionin e 67-të të Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), e cila u mbajt në Shanghai të Kinës, duke u kthyer në shtëpi me dy medalje bronzi dhe një medalje nderi.
Sipas njoftimit të Albanian Mathematical Association, medaljet e bronzit u fituan nga nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj, ndërsa Orest Sherko u vlerësua me Medalje Nderi për paraqitjen e tij në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Shoqata thekson se ekipi shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e dytë më të mirë në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë olimpiadë, bazuar në numrin e pikëve të grumbulluara. Shqipëria merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që nga viti 1993.
Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për matematikën shqiptare dhe dëshmon potencialin e lartë të nxënësve shqiptarë në garat më prestigjioze ndërkombëtare të kësaj fushe. Urime ekipit shqiptar për këtë sukses të merituar!