Një numër institucionesh arsimore publike dhe private në Kosovë kanë të hapura konkurse për vende të ndryshme pune në sektorin e arsimit.
Sipas konkurseve të paraqitura në njoftimet e publikuara, pozitat përfshijnë mësimdhënës, drejtorë dhe zëvendësdrejtorë, edukatorë, koordinatorë pedagogjikë, asistentë, si dhe pozita të tjera mbështetëse në institucionet arsimore.
Ndër konkurset me afatet më të afërta janë ato për edukatore në Cambridge Kids, me afat deri më 14 shtator, si dhe për koordinatore pedagogjike në Roots Academy, deri më 15 shtator.
Në konkurs janë edhe pozita për mësimdhënës në Komunën e Prizrenit, me afat deri më 16 shtator, edukatore/motër edukatore për grupmoshat 0–3 vjeç në Learning Tree, deri më 16 shtator, si dhe pozita për mësimdhënës të gjuhës gjermane në Komunën e Klinës, me afat deri më 17 shtator.
Konkurset e hapura:
Edukatore – Cambridge Kids – afati 14.09.2026, Prishtinë
Koordinatore Pedagogjike – Roots Academy – 15.09.2026, Prishtinë
Mësimdhënës – Komuna e Prizrenit – 16.09.2026, Prizren
Edukatore/Motër Edukatore (grupmosha 0–3 vjeç) – Learning Tree – 16.09.2026, Prishtinë
Mësimdhënës për lëndët e Gjuhës Gjermane (Alb/Srb) – Komuna e Klinës – 17.09.2026, Klinë
Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze – Cambridge School – 18.09.2026, Lipjan
Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze dhe pozita të tjera – Cambridge School – 18.09.2026, Prishtinë
Edukatorë, Kuzhinierë – Akademia e Fëmijëve Lapsi – 18.09.2026, Prishtinë
Konkurs për plotësimin e vendeve të punës me 3 asistente – Komuna e Shtimes – 19.09.2026, Shtime
Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në shkolla – Komuna e Prizrenit – 19.09.2026, Prizren
Pedagog/e – Shkolla Sheikh Fatima bint – 20.09.2026, Fushë
Organizator/Performues i Instrumenteve Muzikore – Komuna e Ferizajt – 23.09.2026, Ferizaj
Drejtor/e – Komuna e Pejës – 24.09.2026, Pejë
Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze dhe Matematikës – British School – 01.10.2026, Prishtinë
Mësimdhënës/e (Matematikë) – Komuna e Obiliqit – 02.10.2026, Kastriot
Arsimtare e Gjuhës Angleze, Arsimtar/e i/e Matematikës – Impact School – 06.10.2026, Prishtinë
Open Positions – American School of Kosova – 06.10.2026, Prishtinë
Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues – MindBulb Education – 07.10.2026, Prishtinë
Këtu i gjeni KONKURSET