Shkolla në Fushë Kosovë apelon te prindërit: Shmangni sjelljen e fëmijëve me vetura



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” – Aneksi 2 në Fushë Kosovë, ka bërë apel te prindërit dhe kujdestarët që, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, të shmangin sa të jetë e mundur dërgimin e fëmijëve në shkollë me automjete.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit, fluksi i madh i veturave para objektit shkollor po shkakton tollovi dhe po vështirëson qarkullimin, si dhe hyrjen e daljen e nxënësve.

- Advertisement - M1

Drejtoria paralajmëron gjithashtu se grumbullimi i automjeteve po krijon situata që mund të rrezikojnë sigurinë e nxënësve.

Për këtë arsye, prindërve u është kërkuar që, kur kushtet dhe distanca e lejojnë, fëmijët të dërgohen në shkollë në këmbë ose të përdoren mënyra alternative të transportit.

“Siguria e nxënësve është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin e drejtorisë, e cila ka falënderuar prindërit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.