Shkolla në Bardh të Vogël mbetet pa zërat e nxënësve, ish-nxënësja ndan kujtimet



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Zejnel Salihu” në Bardh të Vogël të Fushë Kosovës, dikur e mbushur me zërat dhe të qeshurat e nxënësve, sot përballet me një gjendje të rënduar dhe mungesë të aktivitetit shkollor.

- paragrafi 1 -

Për gjendjen e saj ka reaguar publikisht Mejreme Krasniqi Sadiku, Udhëheqëse e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme në KAF Institute, e cila ka ndarë fotografi nga objekti shkollor dhe kujtimet e saj nga vitet kur ajo ishte nxënëse e kësaj shkolle.

- Advertisement - M1

Në postimin e saj, Krasniqi Sadiku kujton ditët e fëmijërisë të kaluara në “Zejnel Salihu”, duke e përshkruar shkollën si vendin ku nisi të ëndërronte, të besonte në vete dhe të ndërtonte hapat e parë drejt së ardhmes.

“Dikur këtu gumëzhinte jeta. Zërat tanë të fëmijërisë mbushnin klasat, e muret ruanin ëndrrat që mezi prisnin të fluturonin larg”, ka shkruar ajo.

1 9

- Advertisement - m2

2 8

Por, sipas pamjeve të publikuara, objekti sot paraqitet në gjendje të dëmtuar, me xhama të thyer dhe pa gjallërinë që dikur karakterizonte ambientet e tij.

Duke u nisur nga përvoja e saj personale, Krasniqi Sadiku ka bërë thirrje që shkolla të mos lihet në harresë dhe që zëri i nxënësve të dëgjohet sërish në këtë objekt arsimor.

“Nuk ka ëndërr që rritet kur ia mbyllim derën diturisë. Mos lejoni që një shkollë të shuhet në heshtje”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, ajo ka përcjellë edhe një mesazh simbolik për shkollën ku ka nisur rrugëtimin e saj arsimor: “Kujtimet nuk mbyllen me dry!”

Shënim: Artikulli bazohet në një postim publik të Mejreme Krasniqi Sadikut në Facebook. Nëse ka ndonjë kundërshtim për publikimin, jemi të gatshëm ta largojmë menjëherë.