Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë me njoftim shumë të rëndësishëm



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka njoftuar prindërit për hapjen e regjistrimit të nxënësve në klasat përgatitore dhe klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, regjistrimi do të zhvillohet nga 24 deri më 28 gusht 2026, në orarin 10:00–13:00.

- Advertisement - M1

Për regjistrimin e fëmijëve, prindërit duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, përfshirë certifikatën e lindjes, certifikatën e vaksinimit dhe dëshminë e vendbanimit. Si dëshmi e vendbanimit pranohet fletëpagesa komunale ose kontrata e qirasë e noterizuar, së bashku me dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Shkolla ka theksuar se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në kopje, ndërsa regjistrimi bëhet në prani të prindit dhe fëmijës.

Një kërkesë shtesë për regjistrimin në klasën e parë është edhe Vërtetimi mbi vaksinimin e fëmijës, i lëshuar nga QKMF/QMF, përveç librezës së vaksinimit dhe dokumenteve të tjera të parapara.

- Advertisement - m2

Sipas njoftimit, kjo kërkesë bëhet në përputhje me rekomandimet e institucioneve përkatëse shëndetësore dhe legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, fëmijët që kanë ndjekur klasën përgatitore në SHFMU “Nazim Gafurri” do të regjistrohen automatikisht në klasën e parë.

Shkolla u ka bërë thirrje prindërve që të respektojnë afatin dhe të paraqiten gjatë ditëve të përcaktuara për përfundimin e procedurave të regjistrimit.