Shkolla “Naim Frashëri” në Nyon falënderon prof. Besnik Pajazitin për kontributin në arsim



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla shqipe “Naim Frashëri” në Nyon ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të veçantë për prof. Besnik Pajazitin, për përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e tij në mbështetje të shkollës dhe arsimit shqip në diasporë.

- paragrafi 1 -

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, shkolla e ka vlerësuar Pajazitin për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe arsimit shqiptar.

- Advertisement - M1

Sipas shkollës, përmes angazhimit të tij janë krijuar kontakte dhe ura bashkëpunimi me institucione, universitete dhe personalitete të ndryshme, me synim mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shkollës Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon.

Një nga rezultatet e këtij angazhimi, sipas shkollës, është edhe vendosja e kontaktit dhe bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese ALBAS në Kosovë, përmes të cilit shkolla përfitoi një donacion me libra dhe materiale mësimore për nxënësit.

Shkolla ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga bashkëvendësit dhe individët që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe edukimin e brezave të rinj shqiptarë në diasporë.

- Advertisement - m2

“Faleminderit prof. Besnik Pajaziti për përkrahjen, përkushtimin dhe kontributin tuaj të çmuar për shkollën tonë”, thuhet në mesazhin e falënderimit të Shkollës Shqipe “Naim Frashëri” në Nyon.

784251374 1478685250735738 5021512666179654899 n