Shkolla “Naim Frashëri” në Banjë ka përfunduar procesin e Vlerësimit të Jashtëm të Performancës së Shkollës (VJPSH), i cili është realizuar nga Inspektorati i Arsimit.
Procesi, i bazuar në vlerësimin e brendshëm të shkollës, është udhëhequr nga inspektorët Ndrec Perlleshi, Majlinda Doli dhe Agron Halili.
Raporti përfundimtar i vlerësimit iu dorëzua shkollës më 15 korrik, në prani të zyrtarëve të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Malishevë.
Nga drejtoria e shkollës u shpreh falënderim për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjatë këtij procesi, duke theksuar se raporti do të shërbejë si udhërrëfyes për përmirësimin e mëtejshëm dhe zbatimin e rekomandimeve të dala.
