Shkolla Model “Qamil Batalli” në Prishtinë ka mirëpritur ekipin e HyperActive, i cili zhvilloi një aktivitet edukativ me nxënësit e klasave të katërta.
Gjatë prezantimit, nxënësit u njohën me mënyra se si argëtimi mund të ndërthuret me të nxënit, përqendrimin dhe punën në grup.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një lojë në grupe, përmes së cilës nxënësit bashkëpunuan, shkëmbyen ide dhe ndanë fakte interesante rreth temave “Shkolla, Kafshët dhe Natyra”.
Aktiviteti u mundësoi nxënësve të mësonin gjëra të reja nga njëri-tjetri, duke kontribuar me njohuritë dhe idetë e tyre.
Shkolla Model “Qamil Batalli” ka falënderuar ekipin e HyperActive për aktivitetin dhe për atmosferën e krijuar gjatë punës me nxënësit.











*Aktiviteti është realizuar me miratim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërsa fotografitë e nxënësve janë realizuar me pëlqimin e prindërve marrë nga shkolla duke respektuar rregullat për mbrojtjen dhe privatësinë e fëmijëve.