Shkolla “Mehmet Gjevori” nis mësimin gjithëditor – ja ushqimi që u servohet nxënësve



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë është bërë pjesë e institucioneve arsimore që ofrojnë qëndrim gjithëditor për nxënësit.

- paragrafi 1 -

Përmes një njoftimi, shkolla ka shprehur mirënjohjen ndaj Komunës së Prishtinës, kryetarit Përparim Rama, Drejtorisë së Arsimit dhe drejtorit të Arsimit, Arianit Elshani, për mbështetjen dhe mundësinë e përfshirjes në këtë program.

- Advertisement - M1

Sipas shkollës, qëndrimi gjithëditor synon të krijojë kushte më të mira për nxënësit dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre akademik, social dhe personal.

mesimi

me

- Advertisement - m2

812224026 883657098018332 3353387918919102409 n

Në kuadër të këtij modeli, nxënësit do të kalojnë më shumë kohë në një ambient të sigurt dhe edukativ, duke pasur mundësi të angazhohen, përveç procesit mësimor, edhe në aktivitete edukative, kulturore, artistike, sportive dhe rekreative.

Shkolla thekson se këto aktivitete do t’u mundësojnë nxënësve të zhvillojnë shkathtësitë dhe talentet e tyre, të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarët dhe të shprehin kreativitetin.

Një pjesë e rëndësishme e programit është edhe ushqyerja e shëndetshme. Sipas njoftimit, nxënësit do të kenë mundësi të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, me kontroll nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Nga shkolla kanë vlerësuar se përfshirja në qëndrimin gjithëditor përbën një hap të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe të përshtatshëm për zhvillimin e fëmijëve.