Shkolla “Hasan Prishtina” Milloshevë zgjedh Kryesinë – kreytare Era Thaçi



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Hasan Prishtina” Milloshevë ka zgjedhur Kryesinë e Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027.

- paragrafi 1 -

Era Thaçi është zgjedhur kryetare e Këshillit të Nxënësve.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

·
Zgjedhja e Kryesisë së Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027
Sot, në SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë, u zhvillua takimi për zgjedhjen e Kryesisë së Këshillit të Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027.

Takimin e hapi zëvendësdrejtori i shkollës, Driton Raçi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe udhëhoqi procesin zgjedhor.

- Advertisement - m2

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e klasave VI, VII, VIII dhe IX, si dhe psikologia e shkollës, MSc. Miranda Thaçi Gashi.

Në fillim të takimit u prezantuan procedurat e zgjedhjes, roli dhe përgjegjësitë e Këshillit të Nxënësve, në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MASHT) Nr. 04/2021 për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve.

Pas prezantimit të procedurave, filloi procesi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e Kryesisë së Këshillit të Nxënësve.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kryesia e re për vitin shkollor 2026/2027 u zgjodh me këtë përbërje:

🔹 Era Thaçi – Kryetare e Këshillit të Nxënësve

🔹 Poema Thaçi – Nënkryetare e parë

🔹 Diar Miftari – Nënkryetar i dytë

Në përfundim të takimit, zëvendësdrejtori dhe psikologia e shkollës falënderuan Kryesinë e deritanishme për angazhimin dhe punën e bërë, ndërsa Kryesisë së re i uruan shëndet, suksese dhe përkushtim në realizimin e aktiviteteve dhe objektivave të Këshillit të Nxënësve.

Urime dhe shumë suksese Kryesisë së re të Këshillit të Nxënësve!