Shkolla “Dardania” në Prishtinë me njoftim shumë të rëndësishëm



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se një gruo i krijuar në Facebook me emrin SHFMU Dardania – Aktivitete në shkollë, po e keqpërdor emrin dhe logon e shkollës.

- paragrafi 1 -

Drejtoria e shkollës thotë se nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, komentet, publikimet apo informacionet e shpërndara në këtë grup.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Njoftojmë komunitetin, prindërit, nxënësit dhe ndjekësit e faqes zyrtare të shkollës sonë se ky grupi që përdor emrin dhe logon e shkollës nuk menaxhohet nga institucioni ynë.

- Advertisement - m2

Për rrjedhojë, drejtoria e shkollës nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, komentet, publikimet apo informacionet e shpërndara në këtë grup.

Për informata të sakta dhe zyrtare, ju lutemi të referoheni në këtë faqe.
Me respekt,
Drejtoria e SHFMU “Dardania”