Shkolla “Abetarja” në Softaj përfiton grant prej 2 mijë 300 eurosh për avancimin e procesit mësimor
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Abetarja” në fshatin Softaj të Komunës së Ferizajt ka përfituar një grant në vlerë prej 2,300 eurosh nga Gorenje Department Store.
Sipas njoftimit të shkollës, mbështetja financiare pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në shkollë dhe avancimin e teknologjisë së përdorur në procesin edukativo-arsimor.
Granti synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe të mbështesë nxënësit e mësimdhënësit me mjete e kushte më të përshtatshme për punë.
Nga shkolla kanë shprehur mirënjohje për Gorenje Department Store për mbështetjen e dhënë, duke vlerësuar se investimet në institucionet arsimore kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për përmirësimin e mjedisit shkollor dhe cilësisë së edukimit.

