Shkoi në Britani në moshën 16-vjeçare, Arjola realizon ëndrrën e madhe – diplomon në drejtësi



nder titull

- Advertisement5 -

Një histori frymëzuese suksesi vjen nga Mbretëria e Bashkuar, ku shqiptarja Arjola ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, duke kurorëzuar një rrugëtim të mbushur me sfida, sakrifica dhe përkushtim.

- paragrafi 1 -

Ajo kishte mbërritur në Britani e vetme në moshën 16-vjeçare, larg familjes dhe pa mbështetjen e saj pranë. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Arjola nuk hoqi dorë nga synimet e saj dhe, falë punës së palodhur dhe besimit në vetvete, arriti të realizojë ëndrrën për t’u diplomuar në Drejtësi.

- Advertisement - M1

Përveç angazhimit në studime, ajo ka kontribuar edhe në komunitet si vullnetare në organizatën Shpresa Programme, ku ka shërbyer si Kampione e Emigracionit dhe Kampione e Shëndetit Mendor, duke mbështetur dhe frymëzuar qindra të rinj dhe familje.

img 1809 1 768x584 1

Në një mesazh urimi, organizata vlerësoi rrugëtimin e saj si dëshmi se sfidat nuk e përcaktojnë njeriun, por guximi, këmbëngulja dhe puna e vazhdueshme.

- Advertisement - m2

“Urime, Arjola! Ky është vetëm fillimi i një të ardhmeje të ndritur”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizata./Albinfo.ch