Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më datë 25 gusht, rreth orës 20:45, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë të humbur nga një qytetar.
Kuleta ishte gjetur në rrugën Ekrem Rexha, , nga nxënësja e shkollës së ekonomisë O.T, e lindur më 2011. Ajo, së bashku me prindin e saj, e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.
Në portofol gjendeshin të holla dhe dokumente personale të qytetarit. Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori portofolin e tij. Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policisë.
Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.
