Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme dhe vështirësi në disa zona, ndërsa në shkollën “Fatmir Berisha” në Prizren, drejtori i shkollës, Vigan Dervishaj, është angazhuar personalisht për të parandaluar dhe sanur pasojat e shkaktuara nga vërshimet.
Sipas një njoftimi të publikuar nga shkolla, drejtori Dervishaj, edhe pse zyrtarisht në pushim vjetor, ka dalë në terren dhe është përfshirë drejtpërdrejt në punët për mbrojtjen e hapësirave të shkollës dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme.
“Drejtori i shkollës, Vigan Dervishaj, angazhohet maksimalisht duke parandaluar dhe sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe shiu i rrëmbyeshëm”, thuhet në njoftimin e shkollës “Fatmir Berisha”.
Shkolla e ka vlerësuar këtë angazhim si një shembull të përkushtimit dhe përgjegjësisë së drejtuesit të saj, i cili, sipas tyre, edhe në raste të vështira është pranë institucionit dhe kontribuon drejtpërdrejt në të mirë të shkollës.