Shkolla “Ali M. Hasi” ka shprehur mirënjohje për bashkëvendësin e saj, Avni Ukshini, për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj institucionit arsimor dhe nxënësve.
Në kuadër të kësaj mbështetjeje, Ukshini i ka dhuruar shkollës shumën prej 500 eurosh, e cila do të përdoret në funksion të nevojave të shkollës dhe të nxënësve.
Nga Shkolla “Ali M. Hasi” kanë vlerësuar lart këtë gjest, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm për komunitetin shkollor.
“Për këtë gjest bujar dhe përkrahjen e vazhdueshme, shprehim respektin dhe falënderimin tonë të sinqertë”, thuhet në njoftimin e shkollës.