Shefik Kastrati merr detyrën e U.D. të drejtorit në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë



nder titull

- Advertisement5 -

Shefik Kastrati ka marrë detyrën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.

- paragrafi 1 -

Pranimi i detyrës është bërë në prani të Drejtorit të Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, ndërsa shkolla i ka uruar Kastratit mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

- Advertisement - M1

Në njoftimin e publikuar, shkolla ka shprehur pritshmërinë për bashkëpunim të mirë dhe rezultate të suksesshme gjatë drejtimit të institucionit arsimor.

Me këtë rast, shkolla ka falënderuar edhe ish-drejtoreshën Misrete Hoxha për punën, përkushtimin dhe angazhimin e saj gjatë periudhës së drejtimit të shkollës.

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” i ka uruar suksese Shefik Kastratit në detyrën e re dhe Misrete Hoxhës në rrugëtimin e saj të mëtejshëm.

- Advertisement - m2