Sedat Gashi ka marrë zyrtarisht detyrën e zëvendësdrejtorit të Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, pas përfundimit me sukses të të gjitha procedurave ligjore.
Detyrën e re, Gashi e pranoi nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani.
Me këtë rast, Gashi ka falënderuar të gjithë akterët për besimin e dhënë, si dhe stafin e shkollës, nxënësit dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme.
Ai ka shprehur përkushtimin që edhe gjatë mandatit katërvjeçar të vazhdojë puna e përbashkët, me synim arritjen e rezultateve të reja dhe avancimin e mëtejshëm të institucionit arsimor.