SBASHK mban takim me drejtorë të DKA-ve, këto tema u diskutuan



nder titull

- Advertisement5 -

Më 21 dhe 22 gusht 2026, në Brezovicë u zhvillua punëtoria dyditore e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila bashkoi përfaqësues të Ministrisë, drejtorët komunalë të arsimit dhe përfaqësues të SBASHK-ut, me qëllim të diskutimit të sfidave dhe çështjeve prioritare në arsimin e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Në panelin e hapjes së punëtorisë morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Hajrullah Çeku, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe Kryesuesi i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Muhamet Gjoka.

- Advertisement - M1

Nga SBASHK-u, përveç Kryetarit Rrahman Jasharaj, në këtë punëtori mori pjesë edhe  Blendor Shatri, duke kontribuar në diskutimet dhe në përfaqësimin e qëndrimeve të SBASHK-ut.

Gjatë punëtorisë u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, komunikimit të hapur dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë, komunave dhe përfaqësuesve të punëtorëve të arsimit, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, vlerësoi lart organizimin e kësaj punëtorie dhe gatishmërinë e Ministrit Çeku për të krijuar hapësira të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit.

- Advertisement - m2

Ai theksoi se takimi i zhvilluar më herët ndërmjet Ministrit dhe SBASHK-ut, si dhe kjo punëtori, përbëjnë një fillim të mirë të një dialogu më të hapur dhe më konstruktiv për çështjet e arsimit.

SBASHK-u e sheh këtë qasje si një mundësi të mirë për të ndërtuar komunikim të vazhdueshëm dhe për të trajtuar së bashku sfidat me të cilat përballen shkollat, nxënësit dhe punëtorët e arsimit.

Gjatë dy ditëve të punës u prezantuan edhe praktika të mira nga komunat, ndërsa diskutimet u përqendruan në gjetjen e zgjidhjeve potenciale për sfidat e identifikuara.

SBASHK-u mbetet i gatshëm të kontribuojë në çdo proces që synon një arsim më cilësor, shkolla më të mira dhe kushte më të mira për nxënësit dhe punëtorët e arsimit.
Dialogu, bashkëpunimi dhe puna e përbashkët janë rruga drejt rezultateve konkrete.