SBASHK filloi me dy grupe të trajnimit në Malishevë



nder titull

- Advertisement5 -

SBASHK të shtunën filloi me dy grupe të trajnimit për mësimdhënësit në komunën e Malishevës në dy programe të ndryshme.

- paragrafi 1 -

Një grup i trajnimit u organizua në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Albert Samadraxha.

- Advertisement - M1

Ndërsa një grup i trajnimit po ashtu për mësimdhënësit e Malishevës, filloi në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Skender Gashi.

Mësimdhënësit të cilët e filluan trajnimin, i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Malishevë, Naser Krasniqi, i cili i uroi për interesimin e tyre për zhvillim profesional, derisa u dëshiroi arritje sa më të larta profesionale.

Trajnimet po mbahen në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

- Advertisement - m2