Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) kanë ftuar mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Pejës në një diskutim të hapur me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.
Takimi do të mbahet të hënën nga ora 14:00 deri në 6:00.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM PUBLIK
TAKIM ME MËSIMDHËNËSIT E RAJONIT TË PEJËS
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ftojnë mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Pejës në një diskutim të hapur me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.
🗓 Data: 5 tetor 2026 (e hënë)
⏰ Ora: 14:00 – 16:00
📍 Vendi: Kinemaja “Jusuf Gërvalla”, Pejë
Ky takim është pjesë e ciklit të takimeve që do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim që zëri dhe përvoja e mësimdhënësve të jenë pjesë aktive e diskutimit për të ardhmen e arsimit.
🎯 Fokusi kryesor:
🔹 Strategjia e Arsimit të Kosovës 2035+
🔹 Rritja e cilësisë në arsim
🔹 Përmirësimi i kushteve të punës dhe mësimdhënies
🔹 Mirëqenia dhe dinjiteti profesional i punëtorëve të arsimit
💡 Diskutimet, mendimet dhe propozimet tuaja do të jenë një kontribut thelbësor në hartimin e politikave të arsimit dhe në adresimin e nevojave reale të shkollave dhe nxënësve tanë.
Ju mirëpresim!