Sara Shaqiri ka përmbyllur me sukses studimet në Fakultetin e Biologjisë, Mjekësisë dhe Shëndetit pranë Universitetit të Mançesterit, duke fituar titullin Magjistre e Shkencave në Gjenetikë.
Ajo u diplomua me First Class Honours, një nga vlerësimet më të larta në sistemin universitar britanik, ndërsa u nderua edhe me Çmimin për Arritje të Jashtëzakonshme 2026, si studentja me performancën më të lartë në programin e Gjenetikës.
Pas këtij suksesi, Sara do të vazhdojë studimet e doktoraturës, të financuara nga Medical Research Council (MRC) përmes programit Doctoral Training Partnership (DTP), si dhe nga fondacioni North West Cancer Research.
Urime për këtë arritje të jashtëzakonshme akademike dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj shkencor!



