Samile Haraqija: Mësimdhënësi i suksesshëm duhet të jetë pedagog i mirëfilltë dhe atdhetar



nder titull

- Advertisement5 -

Ish-mësimdhënësja Samile Haraqija ka folur për rolin dhe përgjegjësinë e mësimdhënësit në procesin edukativo-arsimor, duke theksuar se suksesi në këtë profesion kërkon më shumë sesa njohuritë profesionale.

- paragrafi 1 -

Haraqija tha se, për të qenë një mësimdhënës i suksesshëm, përveç vlerave dhe cilësive të tjera, një person duhet të jetë i ditur, pedagog i mirëfilltë dhe atdhetar.

- Advertisement - M1

Sipas saj, përgatitja profesionale dhe aftësia për të komunikuar e edukuar nxënësit janë ndër elementet që e përcaktojnë cilësinë e një mësimdhënësi.

“Për të qenë mësimdhënës i suksesshëm, përveç vlerave të tjera që duhet t’i ketë, duhet të jetë i ditur shumë, pedagog i mirëfilltë dhe atdhetar”, është shprehur Haraqija për TV Syri Vision, shkruan AlbanianEducation.net.