Sala Jashari thirrje Ministrisë së Arsimit: Ndërpriteni këtë mënyrë të shpërndarjes së librave



nder titull

- Advertisement5 -

Deputetja Sala Jashari ka reaguar lidhur me procesin e shpërndarjes së librave shkollorë, duke kritikuar mënyrën e ndjekur nga Ministria e Arsimit, shkruan AlbanianEducation.

- paragrafi 1 -

Ajo ka paralajmëruar se procedurat administrative mund të shkaktojnë vonesa dhe të ndikojnë drejtpërdrejt te procesi mësimor.

- Advertisement - M1

Jashari ka kërkuar që fëmijëve të mos u humbet koha e çmuar e mësimit.

Postimi i plotë i Sala Jasharit:

Drejtuar Ministrisë së Arsimit:

- Advertisement - m2

Ndërpriteni këtë mënyrë të shpërndarjes së librave!

Fëmijët nuk mund të presin dhe as të humbin kohë të çmuar mësimore për shkak të vendimeve dhe procedurave administrative.

Do të jemi dëshmitarë të zgjatjes së mungesës së librave në shkolla, ndërkohë që nxënësit kanë nevojë për kujdes, mbështetje dhe kushte për të mësuar.

Mos ua merrni fëmijëve kohën e çmuar. Arsimi nuk pret!