Sahit Kuçi emërohet U.D. drejtor i shkollës “Destan Bajraktari” në Suharekë



nder titull

- Advertisement5 -

Në shkollën “Destan Bajraktari” në Suharekë është realizuar pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës, në prani të drejtorit të Arsimit, Remzi Bajselmani.

- paragrafi 1 -

Pas përfundimit të mandatit, Meritë Bajraktari ka dorëzuar detyrën te Sahit Kuçi, i cili do të drejtojë shkollën fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit.

- Advertisement - M1

Menaxhmenti i shkollës ka shprehur mirënjohje për Meritë Bajraktarin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të saj në drejtimin e institucionit.

Në të njëjtën kohë, shkolla i ka uruar mirëseardhje Sahit Kuçit në detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe bashkëpunim të mirë me stafin, nxënësit, prindërit dhe komunitetin.

Ndryshimi i drejtimit vjen në fillim të vitit të ri shkollor, ndërsa Kuçi do të udhëheqë shkollën në pozitën e U.D. drejtorit.

- Advertisement - m2