Sadije Lumi emërohet drejtoreshë në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës



nder titull

- Advertisement5 -

Në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës është realizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të shkollës.

- paragrafi 1 -

Detyra e udhëheqjes së institucionit është dorëzuar nga ushtruesi i detyrës, Urim Kyqyku, te drejtoresha e re, Sadije Lumi, në prani të drejtorit të Arsimit, Remzi Bajselmani, dhe zyrtares komunale, Begishe Basha, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Me këtë rast, Urim Kyqyku ka falënderuar nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë periudhës sa ka ushtruar detyrën e drejtorit.

Ai ka vlerësuar kontributin e komunitetit të shkollës në mbarëvajtjen e punës dhe në arritjet e institucionit.

Ndërkaq, drejtoreshës së re, Sadije Lumi, i janë uruar suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në udhëheqjen e SHFMU “Ramë Bllaca”.

- Advertisement - m2