Sa duhet të paguhet një orë shtesë e mësuesit? Shpjegon eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku



nder titull

- Advertisement5 -

Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku, ka ngritur një diskutim lidhur me mënyrën e kompensimit të orëve shtesë të punës për mësuesit, duke iu referuar dispozitave të Kodit të Punës dhe praktikës së ndjekur në Shqipëri.

- paragrafi 1 -

Sipas Çiflikut, orët e kryera jashtë kohës normale të punës duhet të kompensohen sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin e punës. Kodi i Punës parashikon që orët shtesë të paguhen me një shtesë prej të paktën 25 për qind mbi pagën normale, ndërsa për orët shtesë të kryera gjatë pushimit javor ose festave zyrtare kompensimi është të paktën 50 për qind më i lartë.

- Advertisement - M1

Çifliku thekson se, për të përcaktuar saktë vlerën e një ore shtesë për mësuesit, fillimisht duhet të përllogaritet paga për orë dhe më pas të aplikohet shtesa përkatëse.

“Pra me rregull duhet të nxjerrim sa shkon paga orare e mësuesit dhe llogaritë dalin vetë pastaj”, shkruan ai.

Duke iu referuar praktikës në Shqipëri, eksperti thotë se pagesa për orët shtesë të mësuesve është përcaktuar me udhëzim dhe, sipas tij, për çdo orë shtesë paguhen rreth 300 deri në 350 lekë, deri në 30 për qind të normës mësimore.

- Advertisement - m2

Në fund, Çifliku ngre pyetjen nëse kjo mënyrë e kompensimit është e drejtë dhe thekson se diskutimi, sipas tij, duhet të zhvillohet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe sindikatave që përfaqësojnë mësuesit, përfshirë edhe çështjen e kontratës kolektive.

“Ky diskutim duhet bërë midis MA dhe sindikatave që ju mbrojnë ju dhe kanë apo nuk kanë kontratë kolektive”, shprehet eksperti.

Debati për pagesën e orëve shtesë mbetet i lidhur me mënyrën se si përcaktohet paga orare, normat mësimore dhe rregullimi i marrëdhënieve të punës përmes akteve përkatëse dhe kontratave kolektive.