Rrezearta Thaqi fiton Çmimin për Punimin më të Mirë në HotDiSec 2026 në Romë



nder titull

- Advertisement5 -

Studiuesja Rrezearta Thaqi ka fituar Çmimin për Punimin më të Mirë në International Workshop on Hot Topics at the Intersection of Distributed Machine Learning and Security (HotDiSec 2026), i cili u mbajt në Romë, Itali, në kuadër të ESORICS 2026.

- paragrafi 1 -

Thaqi bëri të ditur se çmimi iu dha punimit të saj me titull “Trusted Self-Healing DDoS Response for Cloud Services via Enclave-Backed Threshold Quorum Validation”, i cili trajton sigurinë e shërbimeve cloud dhe mënyrat e automatizuara për reagimin ndaj sulmeve DDoS.

- Advertisement - M1

Sipas saj, hulumtimi është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet studiuesve nga Universiteti i Prishtinës dhe University of Luxembourg, ndërsa në punim kanë kontribuar edhe prof. Gabriele Lenzini, prof. Marcus Voelp dhe mentori i saj, prof. Blerim Rexha.

Punimi propozon një arkitekturë të bazuar në “threshold quorum”, të mbështetur në enklava, duke kombinuar teknologji si AWS Nitro Enclaves, Byzantine Fault Tolerance dhe mekanizma të vetë-shërimit të automatizuar.

Qëllimi i kësaj qasjeje është që veprimet për zbutjen e sulmeve DDoS të ekzekutohen vetëm pas arritjes së një konsensusi të besueshëm. Sipas përshkrimit të hulumtimit, sistemi mundëson izolimin dhe rikuperimin automatik të instancave të prekura, duke synuar parandalimin e veprimeve të gabuara gjatë procesit të mitigimit.

- Advertisement - m2

Në njoftimin e saj, Thaqi bëri të ditur se sistemi arrin të kryejë këtë proces në një kohë prej rreth 110–130 milisekondash.

Punimi do të përfshihet në përmbledhjen e punimeve të konferencës, e cila do të botohet nga Springer.

Thaqi ka shprehur mirënjohjen për mundësinë e prezantimit të këtij hulumtimi dhe për bashkëpunimin me University of Luxembourg, ndërsa ka falënderuar edhe LuxDev Kosova për mbështetjen e dhënë për këtë kërkim.