Rinesa Dinaj nga Peja përfundon studimet Master në Universitetin e Vjenës



nder titull

- Advertisement5 -

Rinesa Dinaj, nga Peja, ka përfunduar me sukses studimet Master në Universitetin e Vjenës (Universität Wien), në programin Molecular Microbiology, Microbial Ecology & Immunobiology.

- paragrafi 1 -

Gjatë studimeve të saj, Dinaj është specializuar në fusha që lidhen me mikrobiologjinë molekulare, ekologjinë mikrobiale dhe imunobiologjinë, duke përfunduar një program të avancuar shkencor në një prej universiteteve më të njohura dhe më të vjetra në Evropë.

- Advertisement - M1

Përfundimi i këtij programi përbën një arritje të rëndësishme akademike për të dhe një hap të ri drejt zhvillimit të mëtejshëm profesional dhe shkencor.

Rinesa Dinaj vjen nga Peja, Kosovë, ndërsa rrugëtimin e saj akademik e ka vazhduar në Vjenë, Austri.

8bce78b1 0a0c 4247 96ac 95771265abc8

- Advertisement - m2

IMG 8457