Komuna e Rahovecit ka raportuar 870 mësimdhënës për vitin 2026, ndërsa për financim janë aprovuar 684.
Diferenca është 186 mësimdhënës, ose rreth 21.4% e numrit të raportuar.
Sipas GAP-it, Rahoveci është ndër komunat ku hendeku mes numrit të paraqitur dhe numrit të aprovuar është relativisht i lartë.
Raporti thekson se komunat që vazhdojnë t’i mbajnë mësimdhënësit mbi numrin e financuar duhet t’i paguajnë ata nga burime të tjera buxhetore.