Radhë të gjata nëpër libraritë e kryeqytetit për tekstet shkollore



nder titull

- Advertisement5 -

Libraritë e kryeqytetit janë mbushur me prindër, vetëm tri ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Ata kanë nisur t’i blejnë tekstet shkollore, ndërsa çmimet e tyre po përcaktohen sipas katalogut të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

- paragrafi 1 -

Radhë të gjata u krijuan të premten në librari të kryeqytetit, nga prindër që shkuan për t’i blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

- Advertisement - M1

Blerja ka nisur vetëm 3 ditë para se nxënësit të kthehen në bankat e shkollës, dhe kjo ka vënë në siklet librarët.

“Po aplikojmë zbritjen 10% prej Ministrisë. Ka ardhur në momentet e fundit, pak para fillimit të vitit të ri shkollor, por po ia dalim”, ka thënë Adem Bajoku, pronar i njërës nga libraritë e Prishtinës.

Derisa në pikën e shitjes po kalkuloheshin çmimet për blerësit, Inspektorati i Arsimit shkoi në monitorim pikërisht për këtë çështje. Aty ku gjejnë shkelje, raportin kanë thënë zyrtarët e tij do ta çojnë tek Inspektorati i Tregut të Punës për të vazhduar më pas me inspektim.

- Advertisement - m2

Meqë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është vonuar në miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore dhe ekzekutimin e mjeteve për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9, jo pak prindër kanë blerë librat para këtij vendimi. Dhe për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte bërë thirrje që, derisa të dalë katalogu me çmime, prindërit të mos i blejnë tekstet shkollore, e as libraritë të mos i nxjerrin në treg. /Marrë nga KOHA.net